Tërmeti i cili e tronditi Marokun fundjavën që e lamë pas, rezultoi fatal për qindra viktima, bilanci përfundimtar i të cilave, ende nuk dihet, shkruan Fol Drejt.
Sipas të dhënave të fundit, të paktën 2.122 persona kanë humbur jetën dhe 2.421 janë lënduar nga një tërmet i fuqishëm që goditi Marokun, njoftoi Ministria e Brendshme e këtij vendi.
Pamjet e shumta të momenteve dramatike, ndërkaq, kanë pushtuar rrjetin.
Një video të cilën e ka transmetuar edhe BBC, tregon momentin kur një burrë shmang shembjen e një ndërtese gjatë tërmetit vdekjeprurës.
Më saktësisht videoja shfaq mbeturinat e ndërtesës të cilat bien mbi rrugicën në të cilën ishte duke ecur burri.
Për më shumë, shiheni videon: