Manchester City dhe Inter do të takohen në Stamboll në finalen e Ligës së Kampionëve. Ndeshja fillon në orën 21:00. Skuadra e Pep Guardiolës është një favorit i fortë sipas shumë njerëzve. Nëse fitojnë, do të ishte titulli i parë evropian për Manchester Cityn. Tifozët e të dyja skuadrave prej ditësh kanë shkuar në qytetin e bukur të Stambollit.
Mbështetja për Interin është e trazuar dhe e ashpër pikërisht sepse skuadra e Simone Inzaghit është më me pak shpresha në këtë ndeshje. Tifozët italianë takuan lojtarët e tyre para hotelit dhe disa prej tyre kaluan sigurinë dhe hynë në hotel. Në holl pasuan brohoritjet, pas së cilës sigurimi u detyrua t’u kërkonte të largoheshin për të mos shqetësuar lojtarët, transmeton Fol Drejt.
🤣🤣 I tifosi nerazzurri invadono l’hotel dell’Inter ⚫️🔵 pic.twitter.com/rTfFJVa3i2
— FcInterNews.it (@FcInterNewsit) June 9, 2023