Pas dy tërmeteve shkatërruese që goditën Turqinë ditën e djeshme, toka ende po lëkundet. Numri i të vdekurve ka tejkaluar 5,000 dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se numri mund të kalojë në 20,000. Tërmetet lanë pas mijëra të plagosur dhe ekipet e shpëtimit në terren po kërkojnë të zhdukurit nën rrënoja.
Pamjet e zogjve që cicërijnë me ankth dhe që fluturojnë në qiell në të gjitha drejtimet, pak para se një tërmet shkatërrues të godiste Turqinë dhe Sirinë, janë bërë virale në mediat sociale.
Në disa prej tyre, zogjtë mund të shihen duke u ngritur nga ndërtesat dhe vendet e tjera ku pushonin. Papritur, të gjithë u ngritën në ajër pak para se toka të fillonte të dridhej.
Në video shihet se si janë grupuar në majat e pemëve.
“Sjellje shumë e pazakontë”, kanë komentuar përdoruesit e rrjeteve sociale.
Kjo, natyrisht, ndezi menjëherë debatin nëse kafshët mund të ndjejnë tërmetet dhe fatkeqësitë e ngjashme natyrore, veçanërisht zogjtë./FolDrejt/
🚨In Turkey, strange behavior was observed in birds just before the earthquake.👀#Turkey #TurkeyEarthquake #Turkish pic.twitter.com/yPnQRaSCRq
— OsintTV 📺 (@OsintTV) February 6, 2023