Dy pilotë u plagosën lehtë kur një aeroplan Boeing 737 i modifikuar për zjarrfikje u rrëzua në Australi, njoftuan sot zyrtarët.
Një cisternë me dy motorë në pronësi të një kompanie kanadeze u rrëzua mbi parkun kombëtar të lumit Fitzgerald në një pyll midis Ravensthorpe dhe Hopetoun në shtetin jugor të Australisë Perëndimore ndërsa po luftonte një zjarr të hënën, raporton AP, përcjell Fol Drejt.
Të dy pilotët pësuan vetëm lëndime të lehta, megjithëse avioni u përfshi nga zjarri dhe tym në përplasje, tha një zyrtar i urgjencës./FolDrejt/