Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) Tedros Adhanom Ghebreyesus tha sot në Gjenevë se OBSH është veçanërisht e shqetësuar për faktin se nuk ka mbërritur asnjë informacion nga disa zona të Turqisë dhe Sirisë për pasojat e tërmetit shkatërrues.
“Hartografia e dëmit është një mënyrë për të kuptuar se ku duhet të përqendrojmë vëmendjen tonë”, tha Gebreyesus në një takim të Bordit Ekzekutiv të OBSH-së, raporton Reuters, përcjell Fol Drejt.
Sipas të dhënave të fundit, numri i viktimave nga tërmeti shkatërrues i djeshëm në Turqi dhe Siri është mbi 5 mijë./FolDrejt/