Ai ka punuar për një shërbim korrier privat që shpërndan paketat në emër të Swiss Post. Vlera e mallit të vjedhur në këtë mënyrë ka qenë rreth 44,000 franga.
Një 44-vjeçar që punonte për një shërbim privat postar (korier) nuk ka dorëzuar në destinim mbi njëqind paketa. Për më tepër , ai i ka përvetësuar ose i ka shitur ato.
Të premten ai është përgjigjur para trupit gjykues në Gjykatën e Qarkut në Pffäfikon, shkruan 20minuten.ch.
Në shtatë faqe, aktakuza radhit të gjitha mallrat që kishte në 115 pakot të cilat 44-vjeçari nuk ua ka dorëzuar marrësve por i ka grumbulluar në shtëpinë e tij. Aty përfshihen: veshje të grave dhe të burrave, syze dielli, vathë, termometra zgare, çizme gome, atlete etj.
Nga janari deri në arrestimin e tij, në fillim të korrikut 2020, ai i kishte bërë turnetë e tij të punës të shtunave në zonat e komunave të Kantonit të Cyrihut, si: Nürensdorf, Wangen dhe Brüten.
Ai ka punuar për një shërbim korrier privat që shpërndan paketat në emër të Swiss Post. Vlera e mallit të vjedhur në këtë mënyrë ka qenë rreth 44,000 franga.
Të premten i akuzuari ishte para gjyqit me procedurë të shkurtër në Gjykatën e Qarkut, në Pfäffikon.
I pyetur nga gjykatësi përse nuk i kishte dorëzuar paketat, ai pati një përgjigje të çuditshme: “Nga zhgënjimi dhe zemërimi, sepse nuk gjeja adresën e dorëzimit”.
Në atë kohë ai sapo kishte ardhur nga Gjeneva për të jetuar në Cyrih dhe nuk i njihte rrugët përkatëse, përcjell albinfo.ch. Kjo është arsyeja pse ai kryesisht i mbante paketat në shtëpi dhe shiste një pjesë të vogël të tyre.
“Pasi i kisha grumbulluar mallrat në banesën time, nuk dija çfarë të bëja me to”. Ai ndihet keq dhe betohet se nuk do të bëjë kurrë më diçka të tillë në jetë.