Rasti tragjik që ndodhi në QKUK la si viktimë një grua shtatzënë, 35 vjeçare dhe foshnjën e saj.
Viktima ishte nga komuna e Lipjanit dhe këtë e ka konfirmuar edhe kryetari i kësaj komune, Imri Ahmeti.
Ahmeti, me anë të një postimi në facebook, ka treguar se është i shokuar nga akti makabër që ndodhi sot në QKUK.
“I trishtuar, i shokuar sonte nga akti makabër që ndodhi para Gjinekologjisë. Vrasja e një gruaje shtatzën nga Lipjani na preku e trishtoi të gjithëve, pikërisht në 16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore humbëm një grua që po sillte në jetë një fëmijë, e kjo përtej të parashikueshmës e jashtë të menduarit normal njëzëri na sjell trishtim të gjithëve. Trishtuese e dhimbshme!
Ngushëllime familjes dhe mbarë farefisit dhe gjithë qytetarëve!”, ka shkruar Ahmeti./FolDrejt/