Kushtrim Hodaj, Kryeshef i Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), ka treguar se gjatë vitit 2022 ky institucion ka rekomanduar suspendimin e 167 zyrtarëve policorë, transmeton Fol Drejt.
Sipas Hodajt, IPK ka trajtuar 1697 ankesa të pranuara nga qytetarët. Ndërsa në “fushën e parandalimit kemi hetuar 257 punonjës policorë dhe kemi arrestuar 108 punonjës. Po ashtu, kemi rekomanduar suspendimin e 164 punonjësve policorë.”
Luftimi i korrupsionit brenda institucionit të Policisë së Kosovës, ka dhënë rezultatet e veta sipas Hodajt.
Këto të dhëna Hodaj i bëri të ditura ndërsa po raportoi para Komisionit Parlamentar për Siguri gjatë paradites së sotme./Fol Drejt/