Një rast i cilësuar si “Vjedhje e rëndë” është raportuar në Lubizhdë të Prizrenit.
Atje hajnat kanë vjedhur stoli ari, si dhe një revole.
“Ankuesja femër kosovare raporton se persona të pa njohur kanë hyrë në shtëpinë e saj dhe kanë vjedhur para, stoli ari dhe një revole e vjehrrit të saj (me leje) i cili ishte jashtë shtetit për pushime. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë, transmeton Fol Drejt.