Autoritetet ukrainase shpallën alarmin sot dhe i bënë thirrje popullatës civile që të evakuohen nga zonat e përmbytura potencialisht në bregun e djathtë të lumit Dnieper, për shkak të shkatërrimit të një pjese të digës Nova Kahovka, raporton Guardian.
Banorët e disa fshatrave në të ashtuquajturën “zona e rrezikut”, si dhe pjesë të qytetit të Khersonit, në ishullin Korabel, janë të ftuar të fikin të gjitha pajisjet elektrike, të marrin vetëm ato më të nevojshmet dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve.
Kanale të shumta Telegram raportuan sonte se hidrocentrali Kahovska, i cili është nën kontrollin e forcave ruse, dyshohet se është shkatërruar plotësisht, dhe disa kanë postuar pamje nga diga e shembur, transmeton Fol Drejt.