Në qytetin e Fushë Kosovës, pardje me datë 26.03.2022 rreth 22:00 vjehrra dhe burri kanë ushtruar dhunë psiqike ndaj viktimës femër kosovare, ndërsa kjo e fundit e ka raportuar rastin në polici një ditë më vonë, me datë 27.03.2022.
Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt, njofton policia.
“Me 27.03.2022 viktima femër kosovare ka raportuar se vjehrra dhe burri i saj kosovar kanë ushtruar dhunë psiqike ndaj saj. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë, përcjell FolDrejt.