Në fshatin Peran të komunës së Podujevës dje me datë 26.03.2022 rreth orës 16:45 është raportuar një vjedhje në polici nga ankuesi mashkull kosovar.
Në shtëpinë e viktimës kanë hyrë disa persona të panjohur me forcë dhe kanë vjedhur një kasafortë me para të gatshme dhe stoli ari, transmeton FolDrejt.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se deri sa nuk ishte në shtëpi, persona të panjohur, kanë hyrë me forcë në shtëpi dhe nga aty kanë vjedhur një kasafortë me para të gatshme dhe stoli ari. Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë, përcjell FolDrejt.