Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Podujevë.
Rasti është raportuar gjatë ditës së djeshme, rreth orës 12:00, përcjell Fol Drejt.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar (vjehrri i saj) është duke ushtruar dhunë ndaj saj”, thuhet ndër të tjera në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./FolDrejt/