Një person është arrestuar nga policia nën dyshimet për kryerjen e veprës penale të vjedhjes.
Rasti ka ndodhur në Istog, me datën 6 janar të këtij viti, ndërkaq arrestimi i të dyshuarit është bërë dje, transmeton Fol Drejt.
Siç njofton policia, me datën 06.01.2023, në Stacionin Policor Istog, ishte paraqitur viktima, e cila kishte deklaruar se deri sa ishte nё punё nё QMF- Istog, nga qanta iu ishte vjedhur kuleta nё tё cilën kishte pasur rreth nёntёdhjetё (90) euro, kartelën e bankёs, letёrnjoftimin, patentshoferin dhe KI-nё zyrtare tё punёs.
Pas raportimit, nga hetuesit e Stacionit Policor nё Istog, me datё 12.01.2023, ёshtё arritur tё identifikohet dhe arrestohet i dyshuari A.B., i lindur me 1985.
I njëjti, pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48-orë./FolDrejt/