Një person ka përfunduar në pranga nën dyshimet se i njëjti ka grabitur gjësende brenda një shtëpie, në vlerë prej 45 mijë eurosh.
Siç bën me dije policia, arrestimi i të dyshuarit është bërë sot, tri ditë pasi viktima kishte raportuar vjedhjen në polici, transmeton Fol Drejt.
Siç njofton policia, me datën 25.12.2022, në Stacionin Policor në Pejë, rreth orës 17:30, ёshtё paraqitur viktima, i cili kishte deklaruar se, pasi qe ka ardhur nga Gjermania nё shtёpinё e tij e cila ndodhet nё rrugën “Shёn Jeronimi” nё Pejё, me tё hyrё nё shtёpi ka vërejtur sё shtёpia ёshtё boshatisur nga person/a tё panjohur.
“Viktima deklaron se qe pesё (5) vite nuk ka qenё nё shtёpinё e tij, dhe nga shtёpia iu janё vjedhur: Nxemja komplet, tё gjithё radiatorёt e shtёpisё, të gjitha dhomat e fjetjes, mobilet e sallonit, kuzhinën komplet me te gjitha pajisjet teknike, rroba të veshjes etj. Vlera e dëmit sipas viktimës arrin diku rreth dyzet e pesё mijё (45.000) euro”, thuhet në njoftimin e policisë.
“Pas një pune intensive nga hetuesit e Sektorit Rajonal pёr hetime DRP Pejё, me datën 28.12.2022, ёshtё identifikuar dhe arrestuar i dyshuari:
- I.B. i lindur me 1983
I dyshuari pas intervistimit nё prezencёn e avokatit mbrojtёs, me vendim tё prokurorit tё shtetit ёshtё ndaluar pёr 48-orё”, bëhet e ditur më tej./FolDrejt/