Një person është arrestuar nën dyshimet për vjedhje të një veture, transmeton Fol Drejt.
Rasti ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 19:00, në Kamenicë.
Në raportin 24 orësh, ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në oborrin e shtëpisë së tij i është vjedhur vetura nga një person i dyshuar, te cilin ankuesi e ka identifikuar.
Pas kërkimit nga njësitet policore është gjetur vetura dhe është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar.
Me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në mbajtje.