Një tërmet me magnitudë 5.7 ballë të shkallës Rihter goditi zonat bregdetare në veri të Kolumbisë të shtunën në mbrëmje, njoftoi Qendra Gjermane Kërkimore për Gjeoshkencat (GFZ).
Epiqendra e tërmetit ishte në një thellësi prej rreth 10 kilometrash, njoftoi GFZ, raporton Reuters.
Për momentin nuk ka informacione për viktima të mundshme dhe dëme materiale.