Rritja e çmimit të gazit në Evropë u shtua pasi Rusia ndaloi furnizimin me energji, por ra në momentin kur Bashkimi Evropian dhe aleatët e tij vendosën të marrin masa konkrete për të përmirësuar situatën, tha sot presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
“Në momentin që ne vepruam të bashkuar, për t’u distancuar nga Rusia, çmimet e gazit ranë,” tha Von der Leyen gjatë një vizite në një platformë norvegjeze të gazit në Detin e Veriut, raporton Reuters.
Drejtuesit e NATO-s dhe Komisionit Evropian mbërritën sot në platformën Troll A për të diskutuar prokurimin e energjisë dhe infrastrukturës, duke theksuar rëndësinë e Norvegjisë për furnizimet me gaz, pas sulmit rus ndaj Ukrainës, transmeton Fol Drejt.