Janë hedhur shortet e çifteve të çerekfinaleve të Europa League, si dhe mënyra se si do të takohen skuadrat kur të kualifikohen për në gjysmëfinale.
Ndeshjet e para të çerekfinaleve do të luhen më 13 prill, ndërsa ato të kthimit një javë më vonë. Ndeshjet e para gjysmëfinale janë caktuar për 11 maj, ndërsa ato të kthimit më 18 maj. Finalja do të luhet në Budapest më 31 maj.
Çiftet çerekfinale
Manchester United – Sevilla
Juventus – Sporting
Bayer Leverkusen – Union SG
Feyenoord – Roma
Çiftet e mundshme gjysmëfinale
Manchester United/Sevilla – Juventus/Sporting
Bayer Leverkusen/Union SG – Feyenoord/Roma /FolDrejt/