Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen e ka quajtur vendimin e Rusisë për të pezulluar një marrëveshje për eksportin e grurit në Detin e Zi një “lëvizje cinike”, duke shtuar se BE do të vazhdojë të punojë drejt garantimit të sigurisë ushqimore për vendet e varfra, shkruan Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
Rusia tha se kishte ndërprerë pjesëmarrjen në një marrëveshje historike të ndërmjetësuar nga OKB-ja, e cila lejonte eksportimin e grurit ukrainas përmes Detit të Zi, vetëm disa orë pasi Moska tha se Ukraina kishte sulmuar urën e Krimesë./FolDrejt/