Qeveria britanike njoftoi sot se ka vendosur sanksione kundër 14 individëve të tjerë në Rusi, përfshirë ministrin rus të Arsimit Sergei Kravtsov, në lidhje me deportimin e dyshuar të detyruar të fëmijëve ukrainas në Rusi.
Britania vuri në dukje se vendosi sanksionet në përgjigje të asaj që pretendon se janë “përpjekje ruse për të shkatërruar identitetin kombëtar ukrainas”, duke deklaruar se 11 individë të sanksionuar ishin përfshirë në zhvendosjen e detyruar të fëmijëve, raportoi Reuters.
Programi i dëbimit të detyruar tregon qëllimin e vërtetë të presidentit rus Vladimir Putin “për të fshirë Ukrainën nga harta”, tha ministri i Jashtëm britanik, James Cleverley./FolDrejt/