Në vazhdën e vizitave në Ballkanin Perëndimor, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen do ta vizitojë edhe Kosovën.
Vizita e saj në Kosovë pritet të jetë nesër në mëngjes, me ç’rast Von der Leyen do të pritet nga kryeministri Kurti dhe presidentja Osmani.
Sipas njoftimit zyrtar thuhet se arsyjeja e vizitës së saj në Ballkanin Perëndimor vjen si rrjedhojë e ndikimit të mundshëm të Rusisë në këtë rajon. Tutje thuhet se shefja e KE-së do të shprehë mbështetjen e BE-së ndaj partnerëve të Ballkanit Perëndimor në luftimin e çmimeve të larta të energjisë dhe përmirësimin e sigurisë afatgjate të vendeve të Ballkanit Perëndimor për sa i përket energjisë.
Pas Kosovës, Von der Leyen pritet t’i vizitojë edhe vendet tjera të Ballkanit, Shqipërinë, Bosnjën, Serbinë dhe Malin e Zi./FolDrejt/