Europa ka hartuar një plan të ri ku synohet rrija dhe fuqizimi i Ballkanit Perëndimor. Qëllimi i këtij plani të bërë me dije nga presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, është afrimi i këtij rajoni sa më shumë e Bashkimin Europian.
Këtë plan presidentja e KE-së e ka ndarë edhe gjatë takimit të sotem me kryeministrin shqiptar Edi Rama në Bruksel. Presidentja e KE-së e ka cilësuar takimin me Ramën si “shumë të mirë”, ku është diskutuar edhe për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
“Takimi shumë i mirë me Edi Ramën. Diskutuam për progresin në rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe planin tonë të ri të Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Kjo do të afrojë rajonin dhe BE-në dhe do të nxisë prosperitetin e partnerëve tanë”, shkruan Ursula von der Leyen, transmeton Tirananews, përcjell Fol Drejt.