Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, sot në një bisedë telefonike me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurtin, theksoi nevojën urgjente të deeskalimit të situatës në veriun e Kosovës dhe njoftoi se ajo gjatë ditës do të fliste edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
“Kam biseduar me kryeministrin Albin Kurti sot në mëngjes. Theksova nevojën urgjente për deeskalim dhe rikthim në dialog për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Më vonë sot do të flas edhe me presidentin Vuçiq”, shkroi Von der Leyen në llogarinë e saj në Twitter, transmeton Fol Drejt.
Spoke to PM @albinkurti this morning.
I stressed urgent need for deescalation and return to EU facilitated dialogue on normalisation of relations with Serbia.
I will speak to President Vucic later today.
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) June 27, 2023