Ata janë adoleshentë dhe e shohin jetën si në Fast and Furious. Duke marrë me qira dy vetura të shepjta, një 19 vjeçar nga Serbia dhe 21 vjeçar nga Kosova, kanë menduar ti provojnë se cila është më e shpejta.
Gara e tyre ilegale ka ndodhur në 11 prill 2020 në autobanin A1 të Zvicrës. Për 19 vjeçarin tashmë Prokuroria e Badenit kërkon një dëbim prej 5 vitesh, një gjobë prej 3000 frangash dhe burg prej 3 vjetësh; kurse për 21 vjeçarin gjobë prej 2500 frangash dhe burg prej 2.5 vjetësh. Kjo pasi shpejtësia e 19 vjeçarit ka qenë 235km/h, kurse 21 vjeçari ka qenë pak “më i ngadaltë” me 224 km/h, shkruan blick.ch, përcjell foldrejt.com. Kjo shpejtësi është mbi 100km/h më shumë sesa norma e lejuar prej 120km/h në autobanin zviceran. Për të mos përfunduar këtu, ata e kanë incizuar garën, duke qenë sebep real për shkaktimin e ndonjë aksidenti me plagosje ose vrasje.
Por fjalën e fundit do e thotë Gjykata, që akoma nuk ka përcaktuar datë për mbajtjen e seancës./Foldrejt.com