Në kohën kur po afrohen zgjedhjet lokale, përvoja na thotë se komunat po mundohen të kapin ndonjë fond ose projekt për të pasur arsye për thithjen e votave nga elektorati. Pikërisht, në mes të tetorit 2020, Komuna Dibër nxori një fotografi ku paralajmëronte një investim të madh te Sheshi Skënderbeg. Pikërisht dje (e hënë), në faqen e Komunës Dibër në Facebook do jepej sihariqi siç vijon:
“NJOFTIM
Njoftohen qytetarët se nesër 20.10.2020 (e martë) në ora 08:00 do të fillojnë punimet për rregullimin e trotuareve tek sheshi “Skenderbe”.
Apelojmë deri te të gjithë qytetarët që sonte, gjegjësisht më së voni deri nesër në ora 08:00, të mos i lënë të parkuara automjetet e tyre në këtë rrugë, që të mos pengojnë mbarëvajtjen e punimeve.
Komuna e Dibrës dhe kompania tenderuese e punimeve, Ju falënderojnë për mirëkuptimin.”
Por ndaj këtij njoftimi formal, nuk kishte si të mos kalonte pa u vënë re nga këshilltari i ri i Komunës Dibër, Fisnik Mela, i cili si informatikan hedh shumë pikëpyetje ndaj këtij projekti “të bërë në PAINT” dhe që nuk ka asnjë informacion mbi kohëzgjatjen, koston dhe mbi të gjitha nuk qenka informuar Këshilli, si organi më i lartë i qytetit.
“Një tjetër projekt në PAINT.
Aq më e rëndësishme është kur bëhet fjalë për qendrën e qytetit, të cilën nuk besoj që ka ndonjë dibran që dëshiron ta shikojë në atë gjendje, Por problemi është ketu: