Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK), ka parashikuar një mot me diell dhe vranësira të pakta, kryesisht për rreth relievit malor, shkruan Fol Drejt.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-32 gradë Celsius.
IHK njofton se për shkak të këtyre temperaturave të larta edhe indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj apelohet respektimi i këshillave të IKSHP.
Instituti u bën thirrje qytetarëve që mos të ndezin zjarre, sepse pos dëmeve në fushën e bujqësisë dhe pasojave tjera, zjarret janë edhe burime të rrezikut të pronave tona, shëndetit dhe njerëzve në veçanti./FolDrejt/