Tre persona janë arrestuar dje nga Policia e Kosovës si të dyshuar për vrasjen e Liridonës. Në mesin e të arrestuarve është bashkëshorti i saj, Naim Murseli, i cili dyshohet se ka paguar dikë për ta vrarë gruan tij.
Policia në raportin 24 orësh njoftoj se është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 19 fishekë dhe një veturë që janë përdorur në krimin e rëndë.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Rasti është kualifikuar si “Vrasje e rëndë”.
“VRASJE E RËNDË -Rr. Dalip Alshiqi, Prishtinë 29.11.2023 – 20:18. Lidhur me rastin, janë identifikuar dhe arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë. Është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 19 fishekë dhe një veturë që janë përdorur rast. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.