Kushtrim Kokalla, i arrestuari është i tretë në rastin e Liridona Murselit është pjesëtar i FSK-së. Lidhur me këtë ka reaguar Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ai tha se ndaj këtij pjesëtari do të veprohet në përputhje me rregullat e FSK-së.
“I tronditur kam përcjellur ngjarjen e fundit tragjike, atë të vrasjes së Liridona Ademaj. Ndërkohë që zhvillimet e fundit rreth zbardhjes së rastit kanë sjellur një situatë makabër në publik, para pak çastesh jam informuar për arrestimin e një pjesëtari të FSK’së në lidhje me rastin. Të gjithë të përfshirët në rast duhet të marrin dënimin meritor ndërsa deri në zbardhjen e plotë të rrethanave, ndaj pjesëtarit të FSK’së do të veprohet në përputhje me rregulloret e FSK-së”, tha ai.