Policia e Kosovës ka njoftuar për suspendimin e disa policëve.
Bëhet fjalë për rastin i cili kishte ndodhur në Zllatar ku një polic mbeti i vrarë ngaqë u godit me armë aksidentalisht nga kolegu i tij, transmeton Fol Drejt.
“Me 19.02.2022 lidhur me rastin trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion dhe janë arrestuar gjashtë zyrtar policor të cilët me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë. Me rekomandim të Inspektoratit policor të gjithë zyrtarëve policor që ishin në vendin e incidentit u është dhënë vendimi për suspendim nga puna”, u shpreh policia.
Ata gjithashtu theksuan se çfarë ka ndodhur me personin i cili ka gjuajtur me armë:
“Personi i dyshuar në këtë rast – (zyrtar policor) është arrestuar nga Inspektorati Policor me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të vrasje kurse me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë si dhe është suspenduar nga detyra. Me dyshimin se kanë kryer veprën penale të “Shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm” dhe “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”, nga Inspektorati Policor janë arrestuar edhe 5 zyrtarë tjerë policorë (që ishin prezent në ndejë) kurse me vendim të prokurorit të njëjtëve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë dhe të njëjtit janë suspenduar”./FolDrejt/