Një total prej 47 milionë rialësh (rreth 13 milionë dollarë) do t’u jepen fituesve të garave të zhvilluara në rajonin Shahaniyyah, 25 kilometra larg kryeqytetit Doha.
Me “Qatar Camel Festival” që mbahet në kryeqytetin Doha, Katari dëshiron të arrijë një sërë synimesh si mbajtja gjallë e traditës dhe ringjallja e turizmit duke zgjedhur devenë më të bukur.
Festivali, i cili filloi më 28 janar me pjesëmarrjen e konkurrentëve të fortë nga vendet e Gjirit do të zgjasë deri më 8 mars.
Një total prej 47 milionë rialësh (rreth 13 milionë dollarë) do t’u jepen fituesve të garave të zhvilluara në rajonin Shahaniyyah, 25 kilometra larg kryeqytetit Doha.
Gjatë 40 ditëve që do të vazhdojë festivali, do të shfaqen devetë “Asayil” (deve e egër), “Mejahim” (deve e zezë dhe e madhe) dhe “Megatir” (deveja e bardhë) nga vendet e Gjirit si dhe nga Katari, në 114 gara të veçanta, 54 nga të cilat janë vendase dhe 60 janë ndërkombëtare.
Objektivi: Të mbajmë gjallë traditën, të ringjallim turizmin
Me Festivalin e Devesë synohet të mbrohet trashëgimia kulturore dhe racat e deveve si dhe të krijohet një platformë që bashkon pronarët e deveve dhe të ndërgjegjësojë brezat e rinj për të mbajtur gjallë traditën./AA/FolDrejt/