Një rast i cilësuar si “Vrasje në tentativë” raportohet se ka ndodhur në Ferizaj.
Viktima mashkull kosovar ka pësuar disa gërvishtje dhe ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe ka konfiskuar një fishek dhe një gëzhojë.
“Ferizaj 08.06.2023 – 22:40. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, i dyshuari mashkull kosovar, e ka sulmuar fizikisht dhe ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij. Viktima ka pësuar disa gërvishtje, për të cilat ka pranuar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes, njësiti policor ka gjetur dhe konfiskuar një fishek dhe një gëzhojë. Rasti nën hetime”, thuhet nga policia, transmeton Fol Drejt.