Në Klinë është arrestuar një person pasi dyshohet se ka ofenduar e pastaj ka sulmuar policët.
Ai pas arrestimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Klinë 08.06.2023 – 20:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ofenduar dhe sulmuar zyrtarët policor. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet nga policia, transmeton Fol Drejt.