Në sheshin Faruk Elezi në Klinë ka ndodhur një rast i cilësuar “Vrasje në tentativë”.
Siç bën të ditur policia, të dy meshkujt kosovarë kanë pësuar lëndime, njëri nga arma e zjarrit e tjetri nga goditja me thikë.
“Sheshi Faruk Elezi, Klinë 12.05.2023 – 19:18. Dy të dyshuar meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime trupore njëri nga arma e zjarrit e tjetri nga goditja me thikë gjatë një incidenti. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një revole dhe një thikë që dyshohet të jenë përdorur në rasti. Të dyshuarit janë dërguar për trajtim mjekësor. Rasti në hetime”, njofton policia, transmeton Fol Drejt.