Në Prishtinë është raportuar një rast i cili është cilësuar si “Vrasje në tentativë”.
Në rrugën Xheladin Hana në Prishtinë dyshohet se dy persona e kanë sulmuar me thikë kosovarin, i cili ka pranuar trajtim mjekësor, kurse të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, njofton policia.
“Viktima mashkull kosovar ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht me thikë nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, transmeton Fol Drejt.