Në Fushë Kosovë janë arrestuar dy persona të dyshuar për fajde dhe detyrim.
Aty janë sekuestruar 4000 euro, tri revole, një armë e gjatë, katër karikatorë, njëqind e pesëdhjetë fishekë, një automjet, tre telefona mobil si dhe shënime/evidenca që dyshohen se lidhen me veprën penale, njofton policia.
“Fushë Kosovë 04.05.2023 – NN. Më 13.06.2023 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se kanë kryer veprat e lartcekura. Nga të dyshuarit janë sekuestruar: 4,000 €, tri revole, një armë e gjatë, katër karikatorë, njëqind e pesëdhjetë fishekë, një automjet, tre telefona mobil si dhe shënime/evidenca që dyshohen se lidhen me veprën penale. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, transmeton Fol Drejt.