Në fshatin Zllatar të Prishtinës janë arrestuar babë e bir për një rast i cili është cilësuar si “Vrasje në tentativë & Armëmbajtje pa leje”.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, babë e djalë, të cilët në parkingun e një restoranti e kishin sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar i cili si pasojë ka pësuar lëndime trupore nga mjete të forta. Sipas viktimës njëri prej të dyshuarve me armë zjarri kishte gjuajtur në tokë afër këmbëve dhe si pasojë ishte vetëplagosur në këmbë. Viktima dhe njëri prej të dyshuarve kanë marrë tretman mjekësor. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe kanë sekuestruar dy gëzhoja të pistoletës, ndërsa në veturën e të dyshuarit te QKUK-ja kanë gjetur dhe kanë sekuestruar një pistoletë me dy fishekë, e cila dyshohet se ishte përdorur në rast. Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, transmeton Fol Drejt.