Dy persona mbetën të vrarë dhe disa të tjerë u plagosën nga të shtënat që ndodhën në shtetin amerikan të Virxhinias gjatë një ceremonie diplomimi, njoftoi policia.
Një burrë i armatosur me katër armë vrau dy persona dhe plagosi pesë të tjerë kur hapi zjarr ndaj një turme në një ceremoni diplomimi në Richmond, Virxhinia, të martën, tha policia.
Policia njoftoi se ka arrestuar të dyshuarin, një 19-vjeçar i cili njihte njërën nga viktimat dhe besohet se kishte pasur një debat me të, transmeton Fol Drejt.