Arktikut mund t’i mbarojë akulli i detit dhjetë vjet më herët se sa pritej më parë, sipas hulumtimit të botuar në revistën “Nature Communications”.
Sipas raportimeve, akulli i detit Arktik mund të zhduket plotësisht gjatë shtatorit në fillim të viteve 2030, raporton CNN.
Ajo që është veçanërisht shqetësuese është pikëpamja e ekspertëve se deri në vitet 2050 Arktiku mund të humbasë akullin gjatë muajve të verës, edhe nëse emetimet e gazeve serrë reduktohen ndjeshëm. /FolDrejt/