Tetë persona u vranë dhe tre u plagosën në një të shtëna që ndodhën në një festë ditëlindjeje në provincën e Kepit Lindor të Afrikës së Jugut, njoftuan sot zyrtarët e policisë.
Incidenti ndodhi vonë të dielën pasdite sipas kohës lokale, kur dy persona të armatosur hapën zjarr ndaj mysafirëve që ishin mbledhur në një festë ditëlindjeje, tha Shërbimi Policor i Afrikës së Jugut, raporton Reuters.
Siç thuhet, të dyshuarit nuk janë arrestuar, ndërsa rrethanat e ngjarjes janë duke u hetuar, transmeton Fol Drejt.