Banorët e qytetit Mugayyir, në lindje të Ramallahut, zhvilluan marsh në shenjë proteste për shkak të sulmeve të kolonëve hebrenj.
Ushtarët izraelitë të cilët intervenuan gjatë protestave në Bregun Perëndimor të pushtuar, kanë vrarë një 16 vjeçar palestinez dhe lënduan dhjetëra të tjerë, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Banorët e qytetit Mugayyir, në lindje të Ramallahut, zhvilluan marsh në shenjë proteste për shkak të sulmeve të kolonëve hebrenj.
Gjatë marshit, izraelitët që jetojnë në vendbanime hebreje në afërsi të qytetit sulmuan palestinezët.
Ushtarët izraelitë intervenuan dhe përdorën gaz lotsjellës si dhe plumba të gjallë dhe plumba të gomës për të shpërndarë palestinezët.
Ekipe mjekësore bënë të ditur se kanë intervenuar tek dhjetëra palestinezë që u goditën me plumba gome ndërsa tre persona u goditën me plumba të gjallë.
Bëhet e ditur se shumë të lënduar janë transferuar në qendra mjekësore.
Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi se ka humbur jetën palestinezi 16-vjeçar, Emjad Nesher Abu Alya, i cili u qëllua nga ushtarët izraelitë në qytetin Mugayyir./FolDrejt/