Një person i moshës 31-vjeçare nga Kosova është vrarë në Gjermani.
Rasti ka ndodhur të shtunën e kaluar më 7 janar, raportojnë mediat gjermane, përcjell Fol Drejt.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin Freiburgut, në zonën Auggener Weg.
Kosovari ishte dërguar në spital por nuk ka mundur të i përballojë plagëve të marra.
I dyshuari për rastin është një gjerman 29-vjeçar, ish i dashuri i partnerës së burrit nga Kosova.
Sipas policisë së Freiburgut 29-vjeçari në ditën kur ndodhi ngjarja e rëndë ka shkuar tek shtëpia e ish të dashurës së tij.
Para shtëpisë kishte ndodhur një mosmarrëveshje, ku i dyshuar ka nxjerrë armën, ka qëlluar në drejtim të kosovarit dhe më pas është larguar./FolDrejt/