Një media keniane ka shpërndarë pamjet e kamerave të momentit kur katër oficerë policie dyshohet se tentuan t’ua grabisnin dy njerëzve 2 milionë shilinga keniane (16,000 dollarë; 13,000 £) në një rrugë në kryeqytetin, Nairobi, shkruan BBC, transmeton Fol Drejt.
Viktimat ishin punonjës të një Byroe Forex dhe kishin tërhequr paratë nga një bankë aty pranë. Tentativa për grabitje u parandalua pasi ata ngritën alarmin.
Policët u arrestuan më vonë pasi kolegët e tyre përgjuan automjetin e tyre.
Ata u paraqitën në gjykatë të martën për t’iu përgjigjur akuzave për tentativë grabitje./FolDrejt/
Four police officers caught on CCTV camera attempting to rob Nairobi businessmen of over KES 2M pic.twitter.com/Uj48WcXa0w
— NTV Kenya (@ntvkenya) January 11, 2023