Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sot se asnjë ushtar i Ushtrisë Serbe dhe asnjë polic nuk ka kaluar vijën administrative gjatë rrëmbimit të tre pjesëtarëve të policisë së Kosovës.
Për rrëmbimin e tyre, Vuçiq ka thënë se janë arrestuar 1.8 kilometra larg vijës administrative në rrugën Orahovë-Gnjilicë.
“Është shumë larg Tresava-Batnjik ku kanë lënë veturën e tyre, ndërsa Kurti thotë se janë arrestuar 300 metra larg linjës, çfarë po bëni 300 metra larg linjës, pa e lajmëruar KFOR-in”, pyeti presidenti serb duke dalë në të përditshmen RTS- a./FolDrejt/