Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se ka biseduar në telefon me përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, dhe me zëvendëspresidentin e Këshillit të Ministrave, Antonio Tajani, njëherësh ministër i Jashtëm i Italisë.
Vuçiq tha se i ka njoftuar bashkëbiseduesit për “gjithçka që po ndodh në Kosovë”, duke iu referuar zhvillimeve në veri të vendit.
Ai tha se gjithë këtë “e ka organizuar” kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe kërkoi nga zyrtarët evropianë që të bisedojnë me të.
Vuçiq tha se Serbia dhe serbët do të bëjnë gjithçka për të ruajtur paqen dhe stabilitetin, thuhet në njoftimin e publikuar në ueb-faqen e Presidencës serbe. /REL/