Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq gjatë qëndrimit të tij në New York, si zakonisht ka folur për Kosovën
Ai ka thënë se është takuar edhe me presidentin turk Recep Tayip Erdogan dhe ka diskutuar për çështjet rajonale.
“Kam biseduar me presidentin turk për çështjet rajonale dhe vizitën e tij në Serbi. Do të ketë një takim me Miroslav Lajçak dhe të gjithë me të cilët duhet të diskutojmë situatën në Kosovë”, tha presidenti serb.
“Nuk e njohim Kosovën e pavarur”, ka thënë Vuçiq.