Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka takuar sot në Bruksel përfaqësuesin special të BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.
Vuçiq njoftoi në Instagram se ka folur me Lajçakun për raundin e fundit të bisedimeve teknike ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe mënyrat për të qetësuar tensionet në fushë.
“Serbia vazhdon të insistojë në hapat konkretë që synojnë mbrojtjen e jetës së serbëve në Kosovë dhe Metohi, si dhe në zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani”, ka shkruar presidenti në llogarinë e tij në Instagram./FolDrejt/