Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha sot se politika e krijimit të “Shqipërisë së Madhe” është një proces që nuk do të ndalet dhe se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk do të heqë dorë nga ky synim.
“Z. Kurti nuk ka se si ta ndalojë në atë çështje, ka mundësi që të mos e arrijë sepse do ta kundërshtoni në një moment. Me argumentim politik, seriozitet, por edhe me vendosmërinë tuaj”, tha Vuçiq për RTS.
Ai shtoi se nuk është problematik vetëm flamuri dhe simbolet e “Shqipërisë së Madhe” që u theksuan gjatë vizitës së fundit të Kurtit në Maqedoninë e Veriut, por edhe mënyra se si është prezantuar kryeministri Kurti.