Një person është arrestuar nën dyshimet për dhunë në familje, transmeton Fol Drejt.
Rasti ka ndodhur në Malishevë, mëngjesin e djeshëm, rreth orës 09:00.
Sipas raportit 24 orësh, thuhet se arrestimi i të dyshuarit është bërë pasi që i njëjti e kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare dhe kishte demoluar gjësende e orendi të ndryshme në shtëpi.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.