Barcelona fitoi 2:0 ndaj Cadiz-it dhe kështu ruajti një avantazh prej tetë pikësh ndaj Realit. “Në pjesën e dytë ulëm intensitetin dhe ritmin, gjë që është normale duke pasur parasysh lodhjen e akumuluar, por megjithatë fituam me 2:0 dhe kemi tetë pikë epërsi. Jam i kënaqur”, tha trajneri i Barcelonës, Xavi.
Trajneri i skuadrës drejtuese të ligës spanjolle është zemëruar nga komentet negative për dy futbollistë.
“Sergi Roberto dhe Ferran Torres ishin të shkëlqyer, ata janë një shembull. Sergi Roberto gjithmonë luan mirë në pozicione të ndryshme. Kritika ndaj tij është gjëja më e padrejtë që kam përjetuar ndonjëherë në karrierën time. Ai gjithmonë ka nota të mira, nuk ankohet kurrë. Ai është kapiten i shkëlqyer, altruist, empati dhe i besoj verbërisht. Sigurisht që dua që ai të zgjasë kontratën. Ai dhe Ferran janë nën kritika, por ata gjithmonë bëjnë pjesën e tyre”.
Roberto, një 31-vjeçar që është njëri nga kapitenët e Barcelonës, e ka kaluar të gjithë karrierën e tij në Camp Nou dhe ka kontratë me Barcelonën deri në fund të sezonit. /FolDrejt/